Pikat e bardha dhjamore në sy, çfarë janë dhe si t’i zhdukim përgjithmonë
Me kalimin e moshës, ju mund të vini re krijimin e disa pikave me ngjyrë të bardhë në të verdhë rreth syve. Këto gungëza janë në fakt depozita kolesteroli të njohura shkencërisht si ‘’xanthelasma’’ dhe mund të jenë një shenjë se diçka nuk po shkon mirë me shëndetin tuaj. Mjekët besojnë se këto depozita kolesteroli shfaqen kur prishet lidhja e brendshme mes qelizave dhe kapilarëve. Kur kjo ndodh, kolesteroli mund të përhapet në gjak dh në zonën e lëkurës ku krijon ato gungëza, shprehet Adam Scheiner, kirurg kozmetik i fytyrës dhe i lazerit në qepalla.
Shumë njerëz me xanthelasma kanë nivele të larta të kolesterolit ose probleme me lipidet, të cilat i ekspozojnë para riskut për goditje në zemër ose në tru, kështu që lini një takim me mjekun tuaj nëse i vini re ato. Megjithatë, disa njerëz me nivele të ulëta ose normale të kolesterolit mund të zhvillojnë gjithashtu depozita të tilla dhjamore, kështu që ulja e niveleve të kolesterolit në trup mund të mos jetë e dobishme.
Edhe pse këto xanthelasma mund të jenë tregues të një problemi shëndetësor, këto depozita kolesteroli në vetvete nuk janë të dëmshme. Megjithatë, të gjithë duan të shpëtojnë prej tyre pasi i shohin si një problem estetik. Një rast studimor ka treguar se një burri iu larguan vetë këto pika dhjamore duke mbajtur nën kontroll nivelet e kolesterolit në një hark kohor prej 10 vitesh, por nëse nuk doni të prisni një dekadë ka disa mënyra për t’i trajtuar ato:
1.Lazeri
Së pari, mund të kërkoni një trajtim me lazer. Trajtimi me lazer e largon atë shtresë pas shtrese derisa të zhduket.
2.Kirurgjia
E vërteta është se trajtimi me lazer nuk funksionon për rastet e depozitave të trasha të kolesterolit dhe mund të jetë e nevojshme t’i nënshtroheni një ndërhyrje je kirurgjikale. Në fakt, ky trajtim mund të linte shenja në qepallat tuaja, por procesi i rigjenerimit është më i shpejtë në rastin e ndërhyrjeve. Plus, nëse keni siguracion shëndetësor, mund të mbuloni shpenzimet e operacionit.
3.Peeling kimik
Keni dëgjuar për acidin trikloroacetik? Është një trajtim jo shumë I njohur por mund t’ju shpëtojë nga këto depozita dhjamore duke përdorur një reaksion kimik për të shpërndarë depozitat e kolesterolit.
4.Terapia e ngrirjes
Mund të bisedoni me një mjek i cili do të përdorë krioterapinë për të ngrirë depozitat e kolesterolit. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm për hipopigmentimin i cili mund të bëjë që lëkura juaj në zona të caktuara, të duket më e zbehtë.
5.Gjilpëra elektrike
Gjatë një procesi të quajtur ‘electrodessication’, mjeku do të përdorë një gjilpër të nxehtë për të shkaktuar djegie të vogla në lëkurën tuaj. Trupi ka aftësi të shkëlqyera të rigjenerojë vetveten kështu që edhe nëse ju shkaktohen disa djegie, në fund do të keni një lëkurë më të bukur. Megjithatë aget elektrike nuk janë aq precize sa lazeri dhe ndonjëherë mund të depërtojnë më thellë se ç’duhet në lëkurë.
LEXO TE NGJASHME