Truket që do të shpëtojnë makinën nga të papriturat e ngricave
Dimri është një periudhë e vështirë për shoferët, pasi muajt e ftohtë shpesh sjellin shqetësime të mëdha për automejet. Ndryshimi i gomave, pastrimi i dëborës dhe akullit nga makinat në mëgjes, e shumë vështirësi të tjera janë problemet më të shpeshta që hasim në këtë periudhë.
Më poshtë ju sjellim një listë këshillash që shoferët duhet të ndjekin në dimër, në mënyrë që udhëtimi të jetë sa më i lehtë.
Xhamat me akull
Për të pastruar xhamat e makinës nga akulli në dimër, ju duhet uthull dhe ujë. Përzieni uthullën me ujë (përdorni një raport 3: 1) dhe spërkateni këtë solucion në dritaret e akullta për t’i pastruar ato.
Dyert e ngrira
Për të parandaluar bllokimin e dyerve nga ngrirja, mjafton t’i hidhni pak spay gatimi që mund ta gjeni në çdo supermarket. Thjesht spërkateni në pjesët e gominës dhe fërkojini me leckë.
Pasqyrat
Për të shmangur akullin në pasqyrat anësore, mnd t’i mbuloni natën me qese plastike. Kur të hiqni qeset plastike të nesërmen, do të shihni se pasqyrat janë pa akull dhe nuk do të duhet t’i pastroni ato./abcews.al
LEXO TE NGJASHME