Çfarë është peeling kimik, pse shumë vajza nxitojnë ta bëjnë në janar?

peeding.kimik

Peeling kimik është një procedurë dermo-estetike shumë efektive në minimizimin e rrudhave të holla të lëkurës, shenjave sipërfaqësore, poreve të hapura, njollave të shkaktura nga mosha, njollave në lëkurë dhe çregullime të tjera të lëkurës.

Ky trajtim daton në periudhën e Egjiptit të lashtë, kohë kur Kleopatra përdorte trajtimet me qumësht si sekretin e bukurisë së saj që sot njihet me termin peeling kimik sipërfaqësor i lëkurës. Ndërkohë në Europë ka filluar të aplikohet për herë të parë në vitin 1960 dhe vazhdon të aplikohet me sukses edhe në ditët e sotme. Ai realizohet nëpërmjet aplikimit të disa llojeve të acideve në lëkurë  si acidi glikolik, acidi trikloracetik, acidi salicilik dhe ai laktik. 

Peelig kimik nxit dipepigmentimin e lëkurës, e rivitalizon atë dhe bën të mundur rimodelimin e fibrave të kolagenit dhe elastinës. Sipas mjekëve dermatologë dhe estetistëve janari është muaji IDEAL për ta bërë këtë trajtim për shkak të veprimit të ulë të rrezeve ultravjollcë. Ekzistojnë tre tipe të peeling kimik:

1. Peeling i lehtë, i cili përdoret për të eliminuar (zbardhur) njollat sipërfaqësore dhe rrudhat fine.

2. Peeling i mesëm për dëmtime më të rënda të rrezeve të diellit, poret e zgjeruara dhe pigmentimet. 

3. Peeling i thellë depërton thellë në shtresën e mesme të lëkurës. Për të larguar qelizat e dëmtuara përdoret acidi triKloracetik ose fenoli. 

”Çfarë rezultatesh priten pas trajtimit me peeling kimik?“

 Lëkura e re pas kryerjes së procedurës peeling është një lëkurë më e lëmuar, më e tonifikuar, më me pak probleme të dukshme që ju jep juve një pamje më të re dhe më të freskët.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.