Trajtimet me mjaltë për të mbrojtur fytyrën në dimër
Me ftohjen e temperaturave, lëkura bëhet më e brishtë dhe ka nevojë për mbrojtje dhe ushqim. Një nga mënyrat më efikase për mbrojtjen e saj, përveç përkujdesit ditor, janë maskat.
Do të mësoni për tre maska shumë të mira për shëndetin e lëkurës.
Avokado, Mjaltë dhe Kakao
Shtypni avokadon me lugë deri sa të bëhet një masë homogjene. Shtoni një lugë gjelle me kakao pluhur dhe një lugë gjelle mjaltë. Maskën mbajeni në fytyrë për 10 minuta dhe më pas lyejeni fytyrën me kremin tuaj hidratues. Avokado është e mirë për fytyrën sepse ajo e ushqen atë, ndërsa kakaoja shërben si antioksidant. Mjalti nga ana tjetër lufton bakteret dhe inflamacionin.
Banane, Lëng Portokalli dhe Mjaltë
Kjo maskë tropikale do i japë lëkurës tuaj më shumë shëndet dhe shkëlqim natyral. Shtypeni gjysmën e një bananeje deri sa të formoni një masë homogjene. Shtoni një lugë gjelle lëng portokalli dhe një lugë gjelle mjaltë. Maskën mbajeni në fytyrë për 15 minuta dhe pasi ta keni shpëlarë me ujë të vakët, përdorni kremin tuaj hidratues.
Tërshërë, Vezë dhe Mjaltë
Kjo maskë mund të përdoret edhe në mëngjes. Ajo është shumë e mirë për lëkurat e yndyrshme. Përzieni të verdhën e vezës me një lugë gjelle mjaltë, një lugë gjelle vaj ulliri dhe gjysëm filxhan çaji me tërshërë. Përziejini mirë së bashku dhe maskën mbajeni në fytyrë për 20 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe më pas përdorni kremin tuaj hidratues.
Mjaltë dhe Lëng Portokalli
Kjo maskë është një alternativë e shpejtë dhe efikase për t’i dhënë gjallëri lëkurës. Përzieni tre lugë gjelle me lëng portokalli në një çerek filxhan çaji me mjaltë. Pasi t’i keni përzier mirë, maskën vendoseni në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe si gjithmonë vazhdoni me kremin tuaj hidratues. Kjo maskë do e ushqejë lëkurën jo vetëm me antioksidantë por edhe me shumë vitaminë C./AgroWeb.
LEXO TE NGJASHME