Si të lani pallton e leshit dhe xhaketën e lëkurës në shtëpi, truket që duhet t'i dini gjithë

pallto

Palltot, xhupat apo xhaketat, si çdo veshje tjetër, me kalimin e kohës përthithin aroma të ndryshme dhe duhet të lahen. Ne shpesh nuk ndjehemi të sigurt për mënyrën se si të procedojmë, ose nuk duam t’i çojmë ato në lavanderi sepse përtojmë ose nuk duam të shpenzojmë para. Ja disa udhëzime të thjeshta për larjen e një palltoje leshi, një xhakete lëkure ose një xhupi.

Pallto leshi

Nëse keni vendosur të lani pallton tuaj të leshit në makinë larëse, ju duhet të zgjidhni një program “larje me dorë” ose një program specifik “leshi”. Megjithatë, zgjidhja ideale është larja manuale: mbushni vaskën, ose një enë të madhe, me ujë të ftohtë dhe shtoni në të një gjysmë gote sapuni të lëngët (ose një filxhan sodë buke). Pra, njomeni pallton dhe lëreni në ujë për 10 minuta në mënyrë që të absorbojë përzierjen. Fërkojeni atë shumë butësisht, shpëlajeni dhe pastaj vendoseni të thahet.

Xhaketë lëkure

Artikujt e bërë prej lëkure nuk duhet të vendosen kurrë në lavatriçe. Një sfungjer i zhytur në ujë me sapun të lëngshëm është i mjaftueshëm për të pastruar një xhaketë lëkure. Nëse xhaketa është në lëkurë kamoshi, ju nuk duhet të përdorni sapun, por vetëm një sfungjer të lagur. Së fundi, thajeni xhaketën larg nga burimet e nxehtësisë.

Xhupat

Për të larë një xhup, zgjidhni një program me 30°, për larje delikate në makinë larëse. Nëse është e mundur, programoni një cikël të dyfishtë të shpëlarjes për të eliminuar çdo detergjent të mbetur. Pasi mbaron larja, shkundni xhupin për të shpërndarë pendët që ndodhen brenda./Burimi 'MSN'

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.