Nga çaji i malit te ai jeshil, ja si ta dalloni nëse ka skaduar dhe ta ruani sa më gjatë

llojet.cajra

Çaji i malit është një nga bimët që rrallëherë mungon në shtëpitë shqiptare. Shumë prej nesh e pinë atë rregullisht çdo ditë, pa vrarë mendjen për ndryshimet në cilësinë e tij si pasojë e mënyrës së gabuar të ruajtjes. Në këtë artikull të AgroWeb do të zbuloni më shumë mbi jetëgjatësinë e çajit dhe aspektet e sigurisë së konsumit të tij.

Jetëgjatësia e Çajit

Çaji i papërpunuar humbet cilësinë shumë më shpejt se çaji në bustinë. Kur nuk është i paketuar, gjethet e çajit përthithin shumë më shpejt lagështinë dhe aromat. Kjo ndodh si pasojë e mënyrës së gabuar të ruajtjes. Megjithatë, çdo lloj çaji ka karakteristikat dhe jetëgjatësi të ndryshme të cilat ndikojnë në cilësinë e tij. Vlerat sigurisht janë më të madhe në çajërat e papërpunuar, por duhet pasur kujdes me ruajtjen.

Çaji i zi

Çaji i zi i nënshtrohet oksidimit dhe fermentimit të plotë që ka si qëllim të zgjasë jetëgjatësinë e tij. Nëse e ruani siç duhet, çaji i zi jo i paketuar mund të konsumohet për 18 muaj ndërsa në bustinë ai mund të konsumohet brenda 2 viteve.

Çaji i malit, çajërat bimorë dhe çaji jeshil

Në rast se nuk përpunohen dhe paketohen, jetëgjatësia e këtyre çajërave është disi më e shkurtër. Ndonëse substancat mirëbërëse të çajërave mbeten të paprekur, ekspertët, sipas të dhënave të AgroWeb këshillojnë që këto çajëra të konsumohen brenda një viti nga data e mbledhjes. Megjithatë, disa prej tyre e ruajnë aromën dhe shijen edhe 18 muaj nga data e mbledhjes.

 Si të dalloni nëse çaji është i prishur

Çajërat përmbajnë vajra esencialë të cilët nëse ekspozohen ndaj lagështisë, thartohen. Përtharja e vajrave esencialë të bimës dallohet kur gjethet bëhen tepër të thata. AgroWeb ju këshillon mënyrat e mëposhtme për të kuptuar nëse çaji është tejet i vjetruar.

Nuhatni gjethet

Nëse vini re që çaji ka humbur aromën e tij karakteristike e të ndezur, atëherë me siguri vajrat esencialë kanë avulluar. Kjo nënkupton se çajit i mungon shija dhe aroma e mirë

Ziejeni

Nëse e zieni çajin për rreth 3 deri në 5 minuta dhe sërish aroma është tepër e zbehtë për të zgjuar shqisat tuaja, atëherë gjethet janë të vjetruara. Nëse gjethet e çajit janë të lagështa ose janë ndotur me substanca të tjera, atëherë ato do të ngjajnë të pluhurosura. Aroma e gjetheve mund të jetë si ajo e mykut. Kjo është një kambanë alarmi që çaji duhet hedhur.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.