7 mënyra për të “hequr qafe”, rrudhat e qafës njëherë e përgjithmonë
Rrudhat e qafës mund të shkaktojnë parehati dhe probleme në paraqitjen e jashtme të një gruaje. Metodat për zbutjen e këtyre rrudhave janë të panumërta, por kurat e mëposhtme që sjellim krejt natyrale dhe pa efekte anësore. 7 kura natyrale për rrudhat e qafës:
Avokado – Avokadot kanë aftësi tërheqëse dhe zbardhuese për lëkurën. Përveçse do të zbusë rrudhat, avokado do ta bëjë lëkurën të pastër dhe të butë. Përzieni avokadon me mjaltë dhe qumësht dhe maskën vendoseni në fytyrë dhe qafë.
Masazhet vajore – Çdo natë masazhojeni qafën me vajin e arrës së kokosit ose vaj ulliri. Aplikimi i rregullt i këtyre vajrave do të zbusë ndjeshëm praninë e rrudhave dhe do ta ushqejë këtë zonë.
Kura me kos – Lyejeni qafën me kos rregullisht. Kosi është i pasur me antioksidantë dhe ka aftësi anti-bakteriale falë të cilave do të korrë sukses në zbutjen e rrudhave në mbi një javë.
E bardha e vezës – Rriheni të bardhën e vezës dhe aplikojeni më një pambuk në të gjithë zonën e qafës. Lëreni maskën për 15-20 minuta dhe do të vëreni ndryshime në paraqitjen e rrudhave në qafë.
Kura me xhelin e aloe verës – Xheli i aloe veras është shumë efikas kundër rrudhave dhe mund të japë rezultate të mrekullueshme. Po të aplikoni në qafë xhelin e kësaj bime rregullisht, do të habiteni nga rezultatet.
Kura me lëngun e patates – Lëngu i patateve është mik i lëkurës. Përdorni lëng të freskët dhe vendoseni në lëkurën e qafës. Mbajeni maskën për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni. Nëse keni njolla në qafë, shtoni edhe pak lëng limoni.
Kura me qumësht – Qumështi ka efekt ushqyes për lëkurën. Atë mund ta përzieni me pak mjaltë dhe të lyeni qafën rregullisht jo vetëm për të hequr rrudhat por edhe për të pasur një lëkurë të butë e rinore
LEXO TE NGJASHME