Receta per nje kek te kripur

00.9kek i kripur5452

Ndryshe nga se jemi mësuar, prej përbërësve të mëposhtëm nuk do të përftojmë një kek të ëmbël por të kripur ! 

Përbërësit për tavë me gjatësi 30x10cm ose 26cm nëse e keni të rrumbullakët: 
3 vezë 
● 75g miell 0 
● 75g niseshte 
● 1 bustinë sodë për torta të kripura
● vaj ulliri
● 120ml qumësht me yndyrë
● 100g djathë kaçkavall të grirë
● 1 patëllxhan i mesëm
● 100g djathë i bardhë 
●70g bacon
● rigon, kripë, piper.

Përgatitja: Ndezim furrën me 180°

1.Patëllxhanin e larë e ndajmë në feta të trasha, që i lyejmë me kripë kokërrmadhe dhe i lëmë të pushojnë për një orë duke i vënë sipër një peshë. 

Më pas i shpëlajmë me ujin e rubinetit dhe i thajmë me letër kuzhine. Nëse nuk kemi kohë, e anashkalojmë këtë proces, pornë këtë rast patëllxhanët do të thithin më shumë vaj gjatë skuqjes. Fetat e patëllxhanit i skuqim në tigan me vaj ulliri dhe i vendosim në një pjatë të sheshtë me letër kuzhine për t’i hequr vajin e tepërt. Kur të jenë ftohur, i presim në copa të vogla.

2. Ndërkohë, në një tas përziejmë miellin, niseshtenë, sodën të cilën e hedhim me sitë, vezët, qumështin, djathin kaçkavall të grirë dhe i përziejmë mirë me pirun, shkruan Living. Shtojmë djathin e bardhë të prerë në kubikë, bacon në rripa të holla, patëllxhanin, kripë, piper, rigon dhe i përziejmë me kujdes.

3.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell. E pjekim kekun për 45 minuta afërsisht, vlen prova me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër. Konsumohet si i vakët ashtu edhe i ftohtë.

LEXO TE NGJASHME

Hello World!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.