Është koha për të bërë komposto pjeshke

komposto.pjeshke

PËRBËRËSIT: 2 kg pjeshka, 400 g sheqer dhe 1 l ujë.

PËRGATITJA: Në fillim vendosim në zjarr ujin me sheqerin dhe e përziejmë mirë, pasi të marrë valë e lëmë në zjarr për 5 minuta. Ndërkohë lajmë dhe qërojmë pjeshkat, i ndajmë në tre pjesë dhe u heqim bërthamën. Në kavanozat e sterilizuar rreshtojmë pjeshkat, ju hedhim shurupin e ftohtë sa të mbulohen dhe i mbyllim me kapak. Në zjarr vendosim një tenxhere të thellë,poshtë vendosim një peshqir, vëmë kavanozat me kokë lart. E mbushim tenxheren me ujë derisa të mbulohen kavanozat. Pasi të marrë valë e lëmë në zjarr për 20 minuta. Fikim zjarrin, i marrim kavanozat ashtu nxehtë dhe i vendosim me koke poshtë në një peshqir, i mbulojmë me një peshqir tjetër dhe i lëmë ashtu derisa të ftohen. I ruajmë në një ambient të freskët dhe të errët.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.