Muffins me vanilje ne kushte shtepie

000.2Muffins me vanilje8465120

Të gjithë mund të kemi provuar një muffin tek kemi shoqëruar një filxhan kakoje në një bar, por shumë pak prej nesh mund të kenë marrë mundimin t'i përgatisin në shtëpi. 

Ndonëse të vogla, amvisat "tremben" nga kjo ëmbëlsirë pasi e mendojë të vështirë. 

Përbërësit: 

●100g gjalpë i tretur i ftohtë

● 2 vezë

● 140g miell 

● 110g sheqer

● 2 lugë kafeje sodë për ëmbëlsira

● 1 bustinë vanilje

● 30ml qumësht


Përgatitja: Ndezim furrën në 180°.

1. Me rrahësin e vezëve me dorë, përziejmë gjalpin me vezët në një tas.

2. Në një tas tjetër përziejmë me lugë druri miellin, sheqerin, vaniljen dhe së fundi sodën e hedhur me sitë. E hedhim këtë përzierje te tasi ku kemi përzier gjalpin me vezët, i përziejmë me spatul, shtojmë qumështin dhe e përziejmë deri sa të kemi një brumë homogjen.

3. Hedhim brumin te format për muffins të lyera me gjalpë e miell duke mbushur 2/3 e tyre, i pjekim për afro 12 minuta dhe bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, e cila duhet të dalë e paste.

LEXO TE NGJASHME

Hello World!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.