Sallata me e shijshme e pranveres

00.6sallate655132651

Guakamolja është një sallatë e kuzhinës meksikane që ende nuk përdoret shumë në restorantet tona megjithëse janë shumëkombësh. 

Është pak pikante dhe, për shkak pak të panës e pak të avocados vetë, pak e yndyrshme, por me yndyrna të shëndetshme (prej frutit).

Përbërësit: 
1 avokado e pjekur mirë
1 lugë lëng limoni jeshil
¼ domate
½ qepë
½ lugë pana
½ lugë vaj ulliri
4-5 pika tabasko
Kripë, piper
Për ta shoqëruar: Crackers, patatina, tortillas, karota, feta buke, etj.

Përgatitja:

Avokadon e qëruar e grijmë imët me thikë, po kështu domaten me qepën. I hedhim në një tas dhe I përziejmë me lëngun e limonit, vajin, panën, pak kripë, piper dhe tabaskon që shtojmë me pika sipas shijes. Sipas dëshirës, për ta bërë më kremoze mund t’I grini në blendet të gjithë përbërësit e mësipërm. 

Mund ta ruajmë 1-2 ditë në frigorifer, të mbuluar me letër plastike për kuzhinë.

LEXO TE NGJASHME

Hello World!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.