Brusketa me fileto pule

000.1brusketa mish pule254120

Ju nevojiten vetëm 15 minuta për të përgatitur këto brukseta me fileto pule të mrekullueshme. Njihuni me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes së tyre.

Përbërësit:
250 gr filetë pule
250 gr djathë Mocarela
1 franxhollë
2 domate
2 thelpinj hudhër
borzilok
vaj ulliri
kripë
piper i zi

Përgatitja

1.Vendosni një tigan me pak vaj ulliri në zjarr dhe në të hidhni hudhrat e copëtuara.

2.Më pas, shtoni edhe filetot e pulës dhe skuqini për rreth 15 minuta.

3.Ndërkohë, prejeni franxhollen në feta rreth 1 centimetër dhe lyejini ato me vaj ulliri. Rregullojini me pak rigon dhe renditini në një enë për pjekje, shkruan Shije.al.

4.Vendosini në furrë të piqen në temperaturën 200 gradë Celcius për rreth 8 minuta.

5.Prjini domatet në kubikë të vegjël dhe shtojini në një enë të madhe. Rregullojini me pak kripë, piper të zi, vaj ulliri dhe me borzilokun e copëtuar. Përziejini mirë në mënyrë që përbërësit të kombinohen me njëri-tjetrin.

6.Largijini filetot nga zjarri dhe hidhini në enën më domate.

7.Nxirrni bukët e thekura nga furra dhe mbi secilën prej tyre shtoni pak djathë mocarela.

8.Hidhni mbi masën e përgatitur me domate dhe në fund filetot e pulës.

LEXO TE NGJASHME

Hello World!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.