Pite peinirli, ja receta praktike
Nese deshironi qe te pergatisni pite peinirli, ja cilet jane perberesit :
-Miell 500 gr
-Djathë 300 gr
-Ujë 300 ml
-Veze 4 kokrra
-Proshutë 300gr
-Vaj ulliri ekstra i virgjër 100 ml
-Gjalpë 100g
-1 lugë gjelle maja birre e freskët
-1 lugë çaji kripë
-Erëza sipas deshires
Përgatitja
Në një enë hedhim miellin, vajin e ullirit, shkrijmë majanë në një gotë ujë dhe e bashkojmë tek ena. I trazojmë mire dhe ne fund shtojmë kripen me pjesën tjetër te ujit gradualisht. I trazojmë derisa te arrijmë një mase homogjene. Masën e brumit e lëmë të pushojë për rreth 1 ore.
Pasi ka kaluar 1 orë apo masa ka dyfishuar vëllimin, e ndajmë ne pjesë të vogla të barabarta.
Hapim brumin ne forma katrore ose drejtkëndësh. Bashkojmë vezët me djathin dhe gjalpin. Ndezim furin ne 190°C.
Hedhim mbushjen ne mes dhe e kapim nga dy ekstremet duke i bashkuar. Shtojmë proshute sipas deshires.
I pjekim ne furre per 15-20 minuta!
Ju befte mire
LEXO TE NGJASHME