Ka kuptim festa e Sulltan Nevruzit pa ashure ? Ja receta

0000000000000000000000000.sulltan

Fjala “ashura” vjen nga arabishtja dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në gjuhën arabe do të thotë dhjetë. Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharem në fenë bektashiane.
Ashurja ndryshe quhet pudingu i Noes dhe sipas legjendës thuhet që barka e Noes u ndal në afërsi të malit Arat në Turqi dhe meqënëse rezervat ushqimore ishin të pakta dhe iu kishte ngelur vetëm grurë dhe sheqer gatuan këtë ëmbëlsirë të veçantë që quhet ashure.

Receta origjinale është si më poshtë

Përbërësit:
200 gr grurë për ashure
50 gr qiqra
100 gr sheqer
150 gr arra, bajame, lajthi
50 gr rrush të thatë
fiq të thatë sipas dëshirës
3 kokrra karafil
2 lugë kanellë
Disa kokrra shegë për zbukurim
2 lugë niseshte1 lugë e vogël vanilje


Përgatitja:
Marrim një tenxhere dhe hedhim grurin mbasi e kemi larë.
Shtojmë 2.5 litra ujë dhe e vendosim të zihet në zjarr të ngadaltë derisa të plasaritet gruri. Hedhim kripën, qiqrrat, sheqerin, rrushin e thatë, fiqtë e thatë, kanellën, karafilat, lajthitë dhe gjysmën e arrave.
Marrim një enë dhe shtojmë niseshtenë bashkë me pak ujë dhe e përziejmë masën duke ia shtuar tenxheres në zjarr. E lemë të marrë valë pak minuta dhe më pas e zbrazim nëpër tasa dhe sipër i hedhim arrat e mbetura, shegët dhe pak kanellë.
E lemë në frigorifer për disa orë në mënyrë që të ftohet dhe të marrë shijen e duhur.

LEXO TE NGJASHME

Hello World!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.