Makarona me fruta deti, te thjeshta dhe te shpejta

00000000000000000000 makarona4

Makaronat me fruta deti janë më të pëlqyerat, sidomos me ardhjen e pranverës, ndaj ne ju sugjerojmë t’i bëni vetë në shtëpi me përbërësit dhe kohën e duhur.

120 gr makarona spagheti, 100 gr skampi, 100 gr midhje, 50 gr karkaleca, 50 gr kallamar. 50 gr oktapod, 200 gr domate, 2 thelpinj hudhër, pak vaj ulliri, pak majdanoz, pak kripë (perimesh), pak verë e bardhë

Përgatitja: 

Vendosim tiganin në zjarr pak vaj ulliri hedhim 2 thelpi hudhër dhe e kavardisin shumë pak sa të lëshojë aromën, më pas e heqim nga zjarri.

Hedhim frutat e detit i kavardisim për gati 3 minuta, pasi i shuajmë me pak verë të bardhë e lëmë derisa vera të avullojë.

Më pas shtojmë domatet dhe të gjitha erëzat në mënyrë që salca të bëhet më e shijshme.

Makaronat i kemi zier paraprakisht jo shumë të buta.
Pasi u kemi hequr ujin. 

I hedhim në tiganin ku kremi përgatitur salcën dhe frutat e detit dhe i lëmë për dy minuta duke I përzier vazhdimisht.

I servirim në pjatë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.