A ka kuptim dita e veres pa ballokume, ja receta
Ne Elbasan, Dita e Veres nuk mund te imagjinohet pa ballokumet. Nëse doni edhe ju t’i bëni vetë në shtëpinë tuaj, kudo që jeni, më poshtë ju tegojme receten tradicionale te pergatitjes se ballokumeve:
Përbërësit për përgatitjen e 15-20 Ballakumeve:
1 kg sheqer i imët.
400 g. gjalp (ose dhe 450 g.), mundësisht prej qumështit të dhive, ose dhe lopëve.
1 kg miell misri i situr imët.
7 kokrra vezë (ose dhe 8) të freskëta.
1 filxhan qumësht.
1 filxhan miell gruri.
Merret një enë e madhe, prej bakri do të ishte e mira, por në mungesë edhe plastike nuk prish shumë punë. Tëlyni (gjalpi) një sasi prej 0, 4 kg, mundësisht nga qumështi i dhisë, ose dhe i lopës, vihet në zjarr jo të fortë derisa të tretet i gjithi dhe hidhet tek ena e madhe ku hidhet dhe 1 kg sheqer i imët dhe përzihet gjatë, papushim (me lugë druri, ose dhe me dorë) derisa të bëhet një masë homogjene. Në një enë përziejmë vezët e thyera me qumështin dhe e trazojmë. Mbi masën në tenxhere hedhim një filxhan me lëngun e vezëve një e nga një çdo 5 minuta, duke mos pushuar rrahjen e masës së përgatitur e më në fund, kur e mbarojmë të gjithë masën e vezëve.
Pastaj fillojmë të hedhim dalëngadalë nga pak miell misri, derisa të mbarojë e gjithë masa prej 1 kg miell misri i situr hollë dhe pa pushuar së rrahuri me lugën e drurit. Këte masë e lëmë rreth 15 -20 minuta që të pihet (grimcat e miellit thithin lagështinë e tepërt), që të mos mbesë e qullët. Po të ketë nevojë mund të hidhet dhe një dorë miell, që të mos mbetet e qullët, por kujdes se po të hidhet shumë miell ballakumet bëhen të forta. Marrim tepsijat e mbi ato shpërndajmë me kujdes (pudrosim) një dorë mielli gruri e mbi atë vendosim topat (gati sa një grusht) me masën e përgatitur. Këto dërgohen në furrë e i pjek mjeshtri, ose futen në stufën elektrike në temperaturën 170º C, ku i lëmë afërsisht deri 30 minuta, duke e parë shpesh me kujdes derisa të formojnë një kore, jo të kuqe. Nxjerrim tepsinë jasht dhe e lëmë pak të ftohet, që kur i vëmë thikën poshtë të shkëputen lehtë nga tepsia.
LEXO TE NGJASHME