Rizoto, tashme me shafran dhe krem djathi
Per kete recete mund te perdorni edhe ndonje proshute qe pelqeni por eshte e keshillueshme pancceta. Nese e perfshini te perberesit duhet ta skuqni me qepen, ne fillim.
Përbërësit për 4 persona:
● 320 g oriz carnaroli
● 2 qepë të vogla
● 100 g gjalpë
● 200 g djathë Philadelphia
● lëng zarzavatesh
Shafran (pluhur ose lule, pothuasje 1 lugë kafeje)
Përgatitja:
Qepët i grijmë imët i skuqim me pak gjalpë. Më pas shtojmë orizin, i skuqim së bashku për pak minuta. Hedhim lëng të valuar sipas nevojës, derisa orizi të ziejë aq sa duhet.
Fikim sobën, shtojmë gjalpin, të cilin e përziejmë me orizin dhe më pas, kur të mos jetë shumë i nxehtë, shtojmë edhe djathin Philadelhpia dhe shafranin. I përziejmë së bashku dhe e shërbejmë menjëherë.
LEXO TE NGJASHME