Një sallatë e mirë

000sallata

Një ushqim që nuk duhet të mungojë në tavolinat tona, i shëndetshëm dhe i tillë që kur e përgatisni mund të vini në punë fantazinë.

Si mund të bëjmë një sallatë më të mirë, nëse kemi parasysh disa këshilla profesionistësh të gatimit?

Filloni me perimet.

Është mirë të keni mundësisht të gjithë llojet e perimeve të trajtuar në të gjitha llojet e mënyrave. Shtojini atyre edhe arra ose fara. Sigurohuni që t’i hidhni sipër edhe lëng limoni ose diçka të ngjashme për ta gjallëruar, apo ta spërkasësh me gjëra të ndryshme për t’ia shtuar lezetin.

Si ta ndërtojmë…

4 thelpinj hudhra, të shtypura

½ filxhan ajkë

Kripë

½ lugë çaji piper i freskët

¼ filxhan lajthi të qëruara

4 karrota të vogla, të pastruara

6 koka të vogla sallate jeshile (me gjethe)

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle lëng limoni i freskët

½ filxhan gjethe nenexhik

43 gr djathë (“SarVeçhio” ose “Parmesan” etj), i grirë

Përgatitja e kremit

1. Përziejmë hudhrën dhe ajkën e qumështit në një tas të vogël. E përziejmë me kripë dhe ½ lugë piper. E mbulojmë dhe e lemë ashtu për 1 orë.

2. Lajthitë. Pjekim lajthitë (në një tepsi ose letër pjekjeje të rrethuar), në furrë në 350°, deri sa të marrin ngjyrë të artë për 8–10 minuta. I lemë të ftohen dhe i presim trashë.

3. Perimet. Presim karrotat hollë në një dërrasë gatimi dhe i ndajmë gjethet e sallatës jeshile.

4. Kremi dhe vaji. Hedhim kremin në një tas mesatar dhe i shtojmë vaj. E rrahim deri sat ë bëhet shumë I butë në majë, pastaj e përziejmë me një lugë çaji lëng limoni. E provojmë dhe e përziejmë me më shumë kripë dhe piper nëse është e nevojshme.

5. Hapat e fundit…Përziejmë karrotat, sallatën jeshile, gjethet e nenexhikut dhe gjysmat e lajthive me një lugë gjelle lëng limoni në një tas të madh, duke i përzier me kripë dhe piper.  I shtojmë disa porcione ajkë limoni dhe i përziejmë butë. Vendosim me lugë kremin e mbetur të limonit në pjatë dhe e vendosim sipër sallatës. I vendosim sipër djathë, lajthi dhe pak piper dhe kripë.  Sallata është gati për katër vetë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.