A doni ta keni dreken gati per 30 minuta, ja disa ide te shpejta
Çfarë të gatuani gjatë ditëve të javës, kur ktheheni të lodhur nga puna. Kemi përgatitur disa receta të shpejta, të shijshme dhe të lehta, për ata të cilët nuk janë në shtëpi për të përgatitur drekë.
SUPË ME PATATE DHE VEZË
Duhet:
4 patate, 4 copë suxhuk, 1 qepë, 5 vezë, 3 lugë miell, 1 lugë speca të bluar jo pikant, vaj, majdanoz, 2 gjethe dafine, 1 lugë gjelle erëza të thata të përziera.
Përgatitja:
Në vaj hidhni qepën e copëtuar imët, pastaj shtoni miellin dhe specat e grirë dhe përzieni me ujë. Hidhni gjethet dafine dhe erëzat e thata. Pastaj shtoni patatet që i keni prerë në kocka të imëta. Pas 15 minutave, shtoni salsiçen e prerë në feta dhe vazhdoni ta zieni për rreth 20 minuta. Rrisni shpejtësinë e ngrohjes dhe sapo të vlojë hidhni një vezë të papërpunuar dhe lëreni në ngrohje deri sa të jetë gati. Në fund hidhni ca majdanoz të copëtuar.
SUPË ME KOS DHE VEZË
Duhet:
8 dl ujë, 3 vezë, pak lëng limoni, 200 gr kos, gjalpë, majdanoz, erëza të thata, kripë.
Përgatitja:
Në një enë të thellë derdhni ujin, hidhni gjalpin, erëzat, kripën dhe lëreni të vlojë. Vezët përzieni mire, dhe përmes një shtrydhëse perimesh veni vezët derisa të copëtohen në pjesë të imëta dhe hidhni në enë. Përzieni mirë dhe ngrohni edhe për 2-3 minuta. Hiqeni supën nga të nxehtit, shtoni lëngun e limonit, salcën e kosit dhe majdanozin e copëtuar dhe përzieni mirë.
TOPTHA TË VEGJËL ME VEZË DHE PROSHUTË
Duhet:
300 gr proshutë, 2 qepë të reja, 3 vezë të ziera, 1 lugë erëza të thata, 2 të bardha të vezës.
Përgatitja:
Vezët dhe proshutën preni në copa të vogla, hidhni në blender dhe bluani. Llokoçisni të bardhat e vezës, erëzat dhe qepët e reja. Me duar të lagur formoni toptha dhe renditni në letrën për pjekje dhe piqeni në furrë në 200 C për rreth 25 minuta. Shërbejeni me patate të ziera ose oriz.
KËPURDHA ME VEZË
Duhet:
400 gr këpurdha, 4 lugë vaj, 4 vezë të ziera, 150 gr majonez, 80 gr kashkavall, kripë, piper, salcë tabasko, 1 lugë gjelle erëza të thata.
Përgatitja:
Lani dhe pastroni këpurdhat dhe preni në feta të holla. Ngrohni vajin dhe shtoni këpurdhat, përzieni deri sa të avullohet uji. Shtoni kripën, piperin, disa pika salcë tabasko dhe erëza të thata. Përzieni të gjitha këto dhe lërini që të ftohen pak. Pastaj shtoni vezët e prera, majonezin, si dhe preni kashkavallin në feta të holla. Piqeni në furrë për rreth 5 minuta, në 200 gradë.
VEZË TË PJEKURA NË DOMATE
Duhet:
8 domate të mëdha, 8 vezë, 150 gr gjalpë, 50 gr djathë parmezan, 1 tufë majdanoz, kripë, piper
Përgatitja:
Çeroni domatet, dhe në çdo domate vendosni pak gjalpë dhe vendosni për një kohë të shkurtë në furrë. Pastaj në çdo domate vendosni nga një vezë, kripë, piper, parmesan dhe majdanozin e copëtuar dhe piqeni për rreth 10 minuta. Mund ta shërbeni të ngrohtë ose të ftohtë.
VEZË E PJEKUR NË SALCË BESHAMEL
Duhet:
6 vezë, 50 gr gjalpë, 2 gota qumësht të ngrohtë, 100 gr kashkavall, kripë.
Përgatitja:
Nxeni gjalpin, vendosni miellin, pastaj gradualisht shtoni qumështin dhe vazhdimisht përzieni. Shtoni pak kripë. Në një enë të madhe hidhni gjysmën e salcës beshamel, hidhni vezët dhe spërkatni pak me kripë dhe hidhni edhe gjysmën tjetër të salcës. Mbuloni përmbi me djathë kashkavall dhe vendosni në furrë. Kur të jetë gati, hiqeni dhe shërbejeni të ngrohtë.
PASTA (MAKARONA) ME VEZE DHE QEPE
Duhet:
400 gr makarona, 5 vezë, 3 qepë, 100 gr djathë kashkavall, speca të grirë jo pikantë, vaj, piper dhe kripë.
Përgatitja:
Zieni makaronat dhe kulloni ato në enën kulluese, hidhni pak vaj si dhe përziejini mire. Hidhni vezët e rrahura, piperin dhe djathin. Pastaj shtoni qepën e skuqur, specat e grirë dhe hidhni pak vaj dhe përzieni deri sa të skuqen vezët. Shërbejeni me një sallatë sipas dëshirës.
VEZË NË MËNYRË MBRETËRORE
Duhet:
8 vezë, 40 gr gjalpë, 150 gr oriz, kripë, majdanoz i grirë, 20 gr djathë parmesan.
Për salcën: 50 gr gjalpë, 30 gr miell, 500 ml qumësht, 1 lugë gjelle erëza të thata, piper, lëng limoni, 100 ml salcë kosi (pavllakë).
Përgatitja:
Përgatitni vezët e posaçërisht salcën e beshamelit duke nxehur gjalpin, përzier miellin dhe të gjithë së bashku duke i skuqur për një kohë të shkurtë. Pastaj hidhni qumështin e ftohtë, shtoni erëzat dhe zieni për rreth 5 minuta derisa salca të trashet. Shtoni pak lëng limoni, piperin dhe salcën e kosit. Në një enë të veçantë, në gjapë të nxehur, skuqni orizin dhe hidhni rreth 300 ml ujë, pak kripë dhe skuqni për gjysmë ore. Përzieni majdanozin e grirë dhe renditni orizin në pjatën për shërbim. Në të dekoroni disa vezë të prera prej së gjati, hidhni salcën e përgatitur dhe sasi të vogël të djathit parmesan. Piqeni për rreth 15 minuta, në 220 gradë.
MUSAKË ME VEZË TË ZIERA
Duhet:
9 vezë të ziera, 500 gr mish i grirë, 1 qepë, 1 vezë, majdanoz i copëtuar, kripë, erëza të thata, piper, vaj, 1 lugë gjelle miell, 2 dl qumësht, 100 gr djathë kashkavall.
Pergatitja:
Përgatitni vezët, pastroni ato, ndani për gjysmë dhe renditni në pjatë. Preni qepët dhe skuqni ato, shtoni mishin e grirë dhe vazhdoni skuqjen. Shtoni erëzat dhe një vezë të freskët, përzieni mirë, shtoni 3 lugë vaj, një lugë gjelle miell, ngadalë shtoni qumështin dhe përzieni derisa të trashet. Salcën e fituar hidhni mbi mishin, pastaj kashkavallin dhe vendosni në furrë të piqet në 200 gradë der sa të marrë ngjyrë të errësuar.
LEXO TE NGJASHME