Omëletë me domate dhe borzilok
Përbërësit
3 domate qershi
2 degë borzilok (i freskët)
2 vezë
vaj ulliri
kripë
piper i zi
Përgatitja
1. Prejini domatet përgjysmë në një dërrasë për prerje. Gjithashtu prejeni hollë edhe borzilokun dhe lëreni mënjanë.
2 .Shtoni vezët në një enë sëbashku me pak kripë dhe piper të zi dhe rrihini për pak minuta.
3 .Vendosni një tigan në zjarr dhe shtoni në të ½ lugë gjelle vaj ulliri. Hidhni në të domatet dhe gatuajini për rreth 1 minutë.
4 .Spërkatini me borzilokun e prerë dhe hidhni më pas edhe vezët e rrahura.
5 .Lëvizini ngadalë me anë të një shpatulle derisa vezët të gatuhen plotësisht.
6 .Vendoseni në një pajtë për servirje dhe është gati për t’u shërbyer.
LEXO TE NGJASHME