Çfarë hanë për mëngjes njerëzit në vende të ndryshme të botës

000mengjezibote

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi që na mbanë të shëndetshëm dhe në formë. Por ajo çfarë njerëzit hanë për mëngjes ndryshon nga vendi në vend.

Në vendet europiane si Spanja, Franca dhe Italia të ngrënit mëngjes shoqërohet me një copë buke dhe kafe të fortë. Kurse në Kore, mëngjesi është një ngjarje po aq e rëndësishme sa darka dhe në tavolinë servohet shumë ushqim, shkruan Business Insider.

Kina: Mëngjesi tradicional varet nga regjioni, mirëpo kombinimi i shkopinjve të fërguar prej brumi, qumështi i ngrohtë i sojës dhe supa e nxehtë, gjendet në tavolinën e çdo kinezi.

Australi: Atje mëngjesin e hanë njëjtë pothuajse të gjithë. Dy feta buke të lyera me “Vegemite” një ushqim tradicional australian i përzier me erëza dhe perime. Nganjëherë ata hanë edhe fruta ose mëngjes të njëjtë sikur anglezët.

Brazil: Kafe e fortë me qumësht, bukë, djathë dhe proshutë. “Feijoada”, një supë e trashë e bërë me fasule të zezë dhe lloje të ndryshme të mishit, po ashtu serohet në mëngjes.

Kolumbi: Mëngjesi në Kolumbi përfshinë palpeta të gatuara me miell misri të cilat serohen me gjalpë, mish, vezë apo marmelatë.

AngliMëngjesi që e hanë anglezët është i njohur në tërë botën. Përfshinë vezë, sallam, proshutë, kërpudha dhe domate të gatuara.

Francë: Një mëngjes tradicional francez nuk bën pa bukën e famshme “bagel” apo kroasant. Francezët e ngjyejnë kroasanin e tyre në kafe.

Gjermani: Gjermanët në tryezën e tyre për mëngjes kanë bukë të freskët, mishra të ftohtë, djathë vendas, gjalpë dhe marmelatë.

Itali: Eleganca edhe në ushqim është prezente te italianët. Ata e pinë një kapucino në mëngjes të shoqëruar me një specialitet tradicional që quhet “brioche”.

Turqi: Mëngjesi në Turqi është jashtëzakonisht i pasur. Me bukë, djathë, gjalpë, ullinj, vezë, domate, tranguj, marmelatë, mjaltë dhe kajmak. Po ashtu përfshinë edhe suxhuk, dhe çaj turk.

Spanjë: Bukë me domate, është ajo që spanjollët hanë për mëngjes.

Kore: Mëngjesi në kore është i ngjashëm me darkën që hahet atje. Supë, mish peshku apo biftek si dhe kurrë s’mungon orizi.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.