Ushqim i muajit: Rollatë e njelmët me kungullesha dhe kaçkavall!
Përbërësit: 2 kungullesha pak më të mëdha
▪ 1 vezë
▪ pak miell
▪ 200 g proshutë
▪ 300 g kaçkavall
▪ 1 kupë mocarelë
▪ pak qumësht
▪ kripë, piper
▪ pak vaj për fërgim
Përgatitja:
1. Përzieni miellin, qumështin dhe vezën, ashtu që të përftoni brumin pak më të dendur se sa për palpeta. Qitni krip dhe piper sipas shijes.
2. Kungulleshat qëroni dhe pritni për së gjati, pa kulluar ujin. Njomeni në brumin e përgatitur dhe brumin fërgojeni nga të dyja anët.
Nxirrni pjatën e mbështjellë me fasoletë letre, në mënyrë që të kulloni tepricën e yndyrës.
3. Në një pjesë të folies së aluminit radhisni kungulleshat e përgatitura njërën pranë tjetrës, duke formuar koren.
Në tërë sasinë radhisni proshutën (të prerë hollë apo të grirë në rende), mocarelën e grimcuar dhe kaçkavallin e grirë në rende.
Bëni me kujdes në formë rollate, mbuloni me folie dhe piqni 20 minuta në 180 gradë celsius.
4. Folien hiqeni dhe lëreni të ftohet, pastaj shërbejeni me simite taze dhe jogurt.
LEXO TE NGJASHME