Antipaste me Karkaleca e Avokado
Recetë e thjeshtë, e lehtë në përgatitje e që mund ta përdorni si një pjatë të parë në një drekë ose darkë me peshk.
Përbërësit
- 1/2 kokërr avokado
- 50 gr karkaleca (thellësie)
- 2-3 kokërr domate qershi
- 2 gr kripë
- 0.1 gr piper
- 1 kokërr limon
- 1 skampi (për dekor)
- 1 copë karotë
Përgatitja
1
Prisni avokado përgjysëm, merrni gjysmën e saj dhe nxirrni tulin e saj me lugë. Shtypeni atë me një lugë dhe krijoni një masë kremoze.
2
Prisni në copa të vogla karkalecat e thellësisë dhe përziejini me avokadon kremoze të cilës i keni shtuar kripë, piper, limon.
3
Zieni karotën dhe priteni në feta të holla dhe shtrojeni në pjatë.
4
Hidhni masën e përgatitur në pjatë në formën e një rrethi mbi karotën e shtruar fillimisht dhe dekorojeni me një skampi.
5
Antipasta është gati për tu servirur.
LEXO TE NGJASHME