Musaka me laker nje pjate ushqyese per kete stine

gffdjfjhfjhjujkfvjvjvmvmvmvmvmvmjkfkfgdgeggexdd

Nevojiten:

▪ 1 laker e madhe
▪ 1 qepe
▪ 2 presh
▪ 2 karota
▪ 400 g mish te bluar
▪ 1 filxhan oriz
▪ 4 veze
▪ 2,5 dl qumesht
▪ Ereza dhe piper

Pergatitja:

Te grihet lakra ne pjese te imta dhe te fergohet ne vaj, t’i shtohen ereza bio dhe piper.

Derisa te fergohet lakra, orizi duhet te zihet.

Ne nje ene tjeter ne vaj te fergohen qepa dhe preshi i grire ne forme katrore, te imtesohet karota ne rende dhe pas disa minutash t’i shtohet mishi i bluar.

Kur mishi te filloje te fergohet, t’i shtohet orizi i kulluar dhe sipas nevojes edhe pak ereza dhe piper.

Ne nje tepsi duhet te vihet gjysma e lakres, nga siper t’i vendoset feta e mishit, siper saj te vendoset pjesa tjeter e lakres, pastaj qe te gjitha te rrafshohen dhe t’u hidhet perzierja e vezeve dhe e qumeshtit.

Me pirun duhet te shpohet ne disa vende, ne menyre qe perzierja te depertoje neper tere masen dhe te piqet ne 220 grade.

Sherbehet me kos apo me ajke.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.