Recete italiane , speca te pergatitura me nje shije ndryshe
* 4 speca
* 100 gr mish i tymosur
* 100 gr oriz i zier
* ½ koke qepe
* 2 luge levozhga soje
* 1 luge djathe i grire
* 2 luge salce domatesh
* ½ luge piper i kuq
* 1 luge ereza te perziera, vaj, kripe dhe piper i zi
Gatimi:
Fillojme me pergatitjen e permbajtjes per brendine. Ne vajin e nxehte e veme qepen e grire dhe mishin e tymosur, te prere ne cope te vogla, per skuqje.
Levozhgat e sojes i veme ne nje ene te thelle, ne te cilen hedhim uje. Pas nje kohe i kullojme dhe i shtojme ne tiganin ne zjarr.
Ne nje ene te madhe e te thelle e veme orizin e zier.
Hedhim gjysme luge piper te kuq dhe nje luge ereza te perziera. Permbajtjen nga tigani dhe djathin e grire e shtojme ne ene dhe e perziejme me luge.
Specat e prere pergjysme i mbushim me permbajtjen e pergatitur ne enen e madhe dhe i rendisim ne taven qeramike ne te cilen kemi hedhur vaj. Ne tave hedhim rreth 500 ml uje.
Siper specave hedhim vaj. Pjekim 40 minuta, ne temperature prej 225 grade.
Me luge marrim nga lengu nga tava, shtojme ne enen me salce domatesh dhe perziejme me tel kuzhine. Me luge, mbi specat e mbushura hedhim nga salca e domateve e zbutur me leng.
Taven qeramike e kthejme ne furre qe te piqen edhe pak specat. Pasi specat fillojne te skuqen, taven e heqim nga furra.
Pjaten per servirje e zbukurojme me flete qepe te reja ose majdanoz. Specat e mbushura i heqim nga tava dhe i veme ne pjaten per servirje. Me garuzhde hedhim mbi specat nga sosi ne te cilin pergatiteshin.
LEXO TE NGJASHME