Muffins me Veze
Muffins me veze eshte nje pjate shume e lehte. Mund te pergatitet shume thjeshte dhe mjaftojne shume pak minuta.
Perberesit
6 veze
1 spec jeshil (i grire ne kubike)
1 spec i kuq (i grire ne kubike)
1 kerpudha
1 qepe (e grire)
30 gr sallam (i grire)
pak spinaq (i grire)
10 gr djathe (djathe pice)
Pergatitja
Ne nje tas hidhni vezet nje e nga nje dhe perzieni me ndihmen e nje rrahesi. Shtoni specin jeshil te grire, specin e kuq, kerpudhen e grire holle, qepen e grire ne kubike, sallamin, spinaqin e grire dhe djathin e pices.Perzieni serish derisa te jete krijuar nje mase e holle homogjene.Ne nje tave me forma me ndihmen e nje garuzhdeje mbushni format me brumin e krijuar.Vendosini te piqen ne 180 grade C per 15 minuta.
LEXO TE NGJASHME