Speca pikante ne mustarde, sallata me e mire dimerore
Perberesit:
– 2 kg speca te kuq,
– 4 – 6 thelpinj hudhre,
– 4 flete dafine,
– 1 liter uje,
– 3 dcl uthull,
– 30 g kripe
– 20 g sheqer,
– 3 dcl vaj,
– 400 g mustarde.
Pergatitja:
Specat pastroni dhe pritni imet si per sallate.
Vloni uthullen, ujin, kripen, sheqerin, fletet e dafines dhe thelpinjte e hudhres.Kur te vloje, qitni specat e prere, dhe zieni dhjete minuta.
Kulloni, nxirrni fletet e dafines dhe thelpinjte e hudhres dhe ftohni mire. Perzieni mire mustarden dhe vajin dhe shtoni specat e ftohur dhe perzieni mire.
Qitni ne kavanoza te nxehte, qitni pak vaj te ngrohte siper dhe lerini 10 minuta ne furre.
Mbyllni kavanozat me kapake te sterilizuar, mbeshtillni mire dhe lerini qe te ftohen ngadale tere naten.
LEXO TE NGJASHME