Quiche lorraine byrek tradicional francez

 

lsquo quiche lorraine rsquo byrek tradicional francez hd 780x439

Per brumin 

 250 gr miell

▪ 125 gr gjalpë (të jetë i butë në temperaturë ambienti)
▪ 1 e verdhë veze
▪ 50 ml ujë
▪ pak kripë

Për kremin e qumështit:
▪ 300 ml qumësht (ose 150 ml pana e 150 ml qumësht)
▪ 3 vezë
▪ pak kripë
▪ pak piper
▪ pak arrë moskat

Perimet: mund të jenë nga më të ndryshmet:
▪ një qepë e kuqe
▪ pak majdanoz
▪ një karotë
▪ një kungull
▪ një spec i prerë në formë rrethore
▪ 50-60 gr kërpudha
▪ 100 gr domate qershi
▪ 30 gr ullinj te zinj
▪ pak djathë i grirë kaçkavall
▪ Salmon i tymosur

Përgatitja

Si fillim përgatisim brumin. Në një enë hedhim miellin, kripën, gjalpin. Me majat e gishtave përziejmë gjalpin me miellin derisa përbërja e miellit me gjalpin të bëhet si rëra. E fërkojmë përbërjen paksa mes duarve. Ky proces nuk duhet të zgjas gjatë.

E hapim miellin dhe hedhim ujin në mes. Shtojmë dhe të verdhen e vezës. Ngjeshim brumin shpejt në mënyre që të gjithë përbërësit të përzihen mirë. Brumi duhet të jetë homogjen.

Ne planin e punës shtrojmë letër kuzhine, hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin duke bërë kujdes çarjet që mund të krijohen anash. E vendosim me gjithë letër mbi tavë dhe e shpojmë lehtë me pirun. Në mungesë të letrës së kuzhinës, lyejmë tavën me gjalpë për të evituar ngjitjen. Brumi i tepërt që del sipër bordit së tavës mund të pritet me thikë.

Vendosim tavën në frigorifer dhe vazhdojmë me përgatitjet e perimeve. Pasi i kemi larë, presim perimet në formë kubike dhe shtojmë pak vaj ulliri, pak majdanoz dhe pak kripë. I vendosim në zjarr të ngadaltë.

Shtojmë dhe kërpudhat së bashku me pak gjalpë (sipas dëshirës). Në një enë qelqi hedhim tre vezë dhe i rrahim me pirun, shtojmë pak pana dhe pak qumësht (në mungese të panës shtoni vetëm qumësht. Masat e kremit të qumështit, duhet pak a shumë, aq sa të mbulojnë perimet në tavë.

Ndërkohë furrën e ndezim në temperaturën 180 gradë. Nxjerrim tavën ku hapëm brumin nga frigoriferi. Hedhim pak djathë të grirë kaçkavall, pastaj shtrojmë perimet. Hedhim kremin e përgatitur, disa domate qershi, përsëri pak arrë moskat, vendosim sipër salmonin e tymosur dhe e vendosim në furrë 180 gradë përreth 50 – 60 min.

Pasi është pjekur, e lini të ftohet dhe e shërbejmë quinche lorraine në copa.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.