Nje shije ndryshe , si te pergatisim nje kek te kripur 

 

kekk ull

Përbërësit:

500 gr miell 00
5 vezë
10 gr kripë
Maja birre
100 gr djathë parmixhan
200 gr sallam në kubikë
150 gr ullinj të pastruar nga bërthama dhe të prerë në copa
100 gr djathë emental
Vaj ulliri
Gjalpë

Përgatitja:
Në një enë të madhe bashkojmë miellin me vezët dhe majanë e birrës të cilën e kremi tretur më parë në pak ujë të ftohtë. Punojmë brumin mirë dhe nëse nevojitet, shtojmë pak ujë të vakët.

Hedhim më pas gjithë përbërësit e tjerë dhe vijojmë të ngjeshim brumin deri sa të kemi një masë homogjene e elastike.

Në formën e kekut të lyer me pak gjalpë dhe miell, vendosim brumin të cilin e lëmë të pushojë për rreth 1 orë. E fusim më pas në furrën e parangrohur në 200 gradë për rreth 40 minuta. Shërbehet I ftohtë.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.