Supa me efekte mbreselenese kunder gripit
Kjo supë funksionon si një medikament i blerë në farmaci në trupin tuaj pasi dy përbërësit e saj kryesorë janë mishi i pulës dhe qumështi.
Në dallim nga ilaçet që blejmë kjo supë nuk ka efekte anësore dhe organizmi ynë siguron mbrojtjen e duhur nga gripi dhe virosat e stinës.
Përbërësit:
2 lugë margarinë
2 thelpinj hudhër
2 gjethe dafine
100 gr mish i bardhë pule
Pak kripë
200 ml qumësht
400 ml ujë
1 lugë çaj piper i zi
1 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tigan hedhim margarinë dhe thelpinjtë e hudhrës dhe i fërgojmë pak sa të lëshojnë aromën (të sigurohemi të mos digjen sepse jep shije të hidhet dhe aromë jo të këndshme), pastaj shtojmë qumështin,gjethet e dafinës dhe kriposen.
Kjo masë zihet për 10 minuta, pastaj shtohet mishi i grirë imët i pulës dhe 400 m ujë dhe zihet derisa të zbutet mirë mishi. Pastaj mund ta miksojmë në mënyrë që të bëhet një masë kremoze dhe nëse trashësia e supës është e dendur mund të shtojmë akoma ujë, piper të zi dhe vajin e ullirit.
LEXO TE NGJASHME