Cfare te beni me gjelin qe mbeti nga nata e mbremshme
Pas tryezёs sё mbrёmshme festive me siguri do ju keni mbetur disa ushqime tё paprekura, madje edhe njё pjesё e mirё e gjelit. Ndaj pёr tё mos e ngrёnё pak e nga pak me tё njёjtёn mёnyrё, ne ju japim disa ide pёr ta pёrgatitur atё nё disa mёnyra. Le tё shohim disa prej tyre:
Supё
Prijeni atё nё copa tё vogla. Zjeni pak oriz me perime, sipas dёshirёs, dhe shtoni copat e vogla tё gjelit duke shtuar edhe disa erёza dhe menjёherё do tё keni para jush njё supё shumё tё shijshme.
Me makarona
Zjejini makaronat si zakonisht dhe shtoni karrota, bizele dhe copat e prera tё gjelit. Mund tё shtoni edhe salcё sipas dёshirёs, tё kuqe ose tё bardhё.
Sanduiç
Mёnyra mё e thjeshtё dhe mё e shpejtё. Nё njё bukё sanduiçi, vendosni tё gjithё pёrbёrёsit qё ju pёlqejnё tё shijoni nё njё sanduiç. Sallatё jeshile, kaçkavall, domate etj, me ingredient kryesor copat e gjelit.
Gjel me oriz ala creme
Njё recetё shumё e thjeshtё pёr tё gjithё familjen. Shtoni edhe kёrpudha dhe krem pana pёr shije tё mrekullueshme.
Krepa
Shtojini copave tё gjelit baicon, kaçkavall, speca etj, dhe mbushja e krepёs suaj tё kripur ёshtё gati.
LEXO TE NGJASHME