Ja si ta gatuani panetonen  me fruta te thata

0panetone light

Panetoni është ëmbëlsira më e preferuar e Krishtlindjeve. Megjithëse është ëmbëlsirë italiane edhe ne e kemi përqafuar si ide, që ëmbëlsira karakteristike e Krishtlindjeve është panetonia.

Ja si të përgatisni panetone vetë në shtëpi:

Përbërësit:

panetone1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj.

1 gotë lëng portokalli

1 gotë lëng limoni

150 ml konjak ose rum

250 gr gjalp i shkrirë

200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)

175 gr miell

100 gr bajame të prera në feta të holla

½ lugë pluhur pjekje

1 lugë kanellë

1 majë luge karafil pluhur

4 vezë të mëdha

1 lugë ekstrakt vanilje

Në një tigan me zjarr të ngadaltë hidhni konjakun ose rumin, gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Më pas hidheni masën e krijuar në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit për 30 minuta.

Pasi masa të jetë ftohur hidhni me ngadalë miellin, pluhurin e pjekjes, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, kanellën, karafilin, vaniljen dhe vezët, të gjithë përbërësit përzieni së bashku derisa të formohet një miell i butë dhe elastik.

Merrni një enë të rrumbullakët në formën e kekut dhe lyejeni me gjalp dhe hidheni brumin. Sipër brumit shtoni bajamet e prera në feta të holla. Futeni panetonen të piqet për 25 minuta në temperaturën 180 gradë.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Krishtlindjet!/Burimi: BBC Good Food/

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.