Pule me molle
Per 4 person:
1 pule e plote
4 molle te verdha
4 qepe mesatare
30g arra
30g rrush i thate
1 gote vere e bardhe
kripe
piper i zi
20g gjalpe
1 dege rozmarine
Pergatitja:
Pula pritet, pastrohet, shpelahet, kullohet dhe pritet ne copa. E lyejme me kripe, piper, rozmarine te grire dhe gjalpe dhe lihet ashtu per 15 minuta. Qerojme qepet, i presim ne copa dhe i veme ne tave te lyer me pak gjalpe. E pjekim ne furre me 200 grade per 20 -35 minuta. Me pas vendosim mollet e prera feta te plota me gjithe lekure, rrushin e thate dhe e fusim serish ne furre. Here pas here shtojme vere te bardhe qe te mos ngjitet. Kur pula te jete bere krokante, shtojme arrat, e leme edhe 5 minuta dhe e heqim nga furra. Sherbehet e ngrohte dhe shoqerohet me sallata te ndryshme sipas deshires.
LEXO TE NGJASHME