Pita Peinirli 

6e3076c9331de8e3

Perberesit

  • Miell 500 gr
  • Djathe 300 gr
  • Uje 300 ml
  • Veze 4 kokrra
  • Proshute 300gr
  • Vaj ulliri ekstra i virgjer 100 ml
  • Gjalpe 100g
  • 1 luge gjelle maja birre e fresket
  • 1 luge çaji kripe
  • Ereza sipas deshires

Pergatitja

Ne nje ene hedhim miellin, vajin e ullirit, shkrijme majane ne nje gote uje dhe e bashkojme tek ena.

I trazojme mire dhe ne fund shtojme kripen me pjesen tjeter te ujit gradualisht. I trazojme derisa te arrijme nje mase homogjene. Masen e brumit e leme te pushoje per rreth 1 ore.

Pasi ka kaluar 1 ore apo masa ka dyfishuar vellimin, e ndajme ne pjese te vogla te barabarta.
Hapim brumin ne forma katrore ose drejtkendesh. Bashkojme vezet me djathin dhe gjalpin. Ndezim furin ne 190°C.

Hedhim mbushjen ne mes dhe e kapim nga dy ekstremet duke i bashkuar. Shtojme proshute sipas deshires.

I pjekim ne furre per 15-20 minuta! Ju befte mire

source - namnamra

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.