Doughnuts me cokollate per cdo moment te dites gjate festave

00000000000000000000000000000000 embel

Dhjetori do te thote festa, dhe festa do te thote embelsira. Mire, nuk po themi ta teproni, sepse pas festave fillojne ankesat per ate barkun e fryre, por para ketyre embesirave askush nuk mund te refuzoje.

Disa prej tyre mund te jene gjithmone mbi tavoline, per te shoqeruar kafene ne mengjes, per te marre femijet pas buke, per te embelsuar pasditen e darken te shoqeruara me nje pije te ngrohte. Ja si mund t’i pergatisni:

Perberesit:

1 filxhan uje te vakur ose qumesht
20 gr. maja
3 luge sheqer
3 luge margarine
4 filxhane miell

Pergatitja:

Ne nje ene perzieni ujin-qumeshtin me majane, sheqerin, margarinen e shkrire dhe me pas filloni te shtoni miellin. Vazhdoni perzierjen per 5 minuta, deri sa brumi te punohet mire e te mos ngjise ne duar. Me pas lereni brumin rreth 40 minuta te mbuluar.

Ne nje siperfaqe te paster hapeni brumin dhe me nje gote prisni rrathe. Nese deshironi qedoughnuts te behen te fryra atehere lerini edhe rreth 20 minuta te tjera te mbuluara.

Si t'i gatuani?

Ne tigan me vaj. Nese zgjidhni t’i beni te skuqura atehere do ju duhet shume vaj (mos kini frike sepse nuk perthithin vaj). Skuqini nga te dy anet deri sa te marrin ngjyre te kuqerreme.

Ne furre. Nese zgjidhni t’i pergatisni ne furre, atehere vendosini ato siper nje letre dhe piqini per 20-25 minuta ne 180 grade.

Me pas me nje korne mbushini me çokokrem ose me çokollate qe do e keni pergatitur ne bain marie. Nje zgjidhje tjeter e mire eshte mbushja e tyre me marmelaten tuaj te preferuar

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.