Fileto Fazani me patate të ëmbla

fazzz 459430947

Meqenëse jemi të vetëdijshëm se nuk është aq e thjeshtë, për të gjithë, të gjejnë mishin e fazanit në treg, kemi menduar t’iu propozojmë edhe alternative të tjera që mund të jenë me mish lepuri, pjesën e bardhë të gjelit apo çfarëdo mishi tjetër që pëlqeni!

Përbërësit: 

4 fileto fazani, 600g patate të ëmbla, 100g qepë, 100g gjalpë, 200g spinaq, 2 thelpinj hudhër, kopër, kripë e piper sipas dëshirës.

Përgatitja: 


Për purenë e patates: në një tenxhere vendosim gjalpin, patatet, kripë e piper. Pasi i skuqim për 10 minuta, i shtojmë pak ujë dhe i lëmë të ziejnë ngadalë për 15-20 minuta. Pasi patatet të kenë zierë, i kalojmë në mikser. Në një tigan me pak gjalpë e skuqim spinaqin me kopër, kripë e piper në temperature të lartë.
Fileton e fazanit e kriposim, i hedhim piper dhe e vëmë të skuqet në tigan të nxehtë më pak vaj nga ana e lëkurës, derisa të bëhet krokante.
Në pjatë vendosim purenë, spinaqin e skuqur dhe në fund vendosim fileton e fazani

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.