Biskota të buta festive

biskota84848545

Kjo recetë e thjeshtë dhe e shijshme do të kënaqë familjen tuaj dhe miqtë per këto festa të fundvitit.

Përbëresit:

190 gr miell
1 lugë çaji pluhur për pjekje
Gjysmë luge çaji kripë
230 gr margarinë, e zbutur
190 gr sheqer pluhur
2 vezë
2 lugë çaji ekstrakt vanilje

Hapat:

Kaloje miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën nëpër sitë së bashku dhe lëri anash. Në një enë të madhe, perziji me mikser margarinën dhe sheqerin deri sa të fitohet një masë kremoze. Hidhi vezët një nga një, vaniljen, dhe kur të gjitha këto të përzihen hid dhe masën e miellit. Përziej ngadalë deri sa mielli të zhduket. Mbuloje dhe fute në frigorifer për 2 orë.

2. Ndize furrën në 200 gradë C. Lyeje enën e pjekjes me margarinë. Në një sipërfaqe të pastër dhe të mbuluar me miell, hap brumin në një trashësi prej 6 mm. Preje brumin në forma të ndryshmë me prerës biskotash.

3. Pjekja zgjat prej 6 deri 8 minutash ne furrë, ose deri sa biskotat e kanë fituar një ngjyrë të kaftë përreth. Hiqi nga ena e pjekjes në një enë tjetër për ftohje.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.