Nje torte per festa…e kuqe

0e5bd783171cf2cbda84141bf3ec9878

Amerikanet e quajne “Red Velvet Cake”, nje embelsire e Jugut te tyre qe mund ta pershtasim per festen tone kombetare. Realizohet shpejt duke zgjidhur problemin e embelsires nese nuk ke menduar me pare. Ne fund do duket sikur ke bere nje akt patriotik.

Koha 1 hr

Perberesit

2 filxhane e gjysme miell

1 filxhane e gjysme sheqer

1 luge çaji pluhur pjekes

1 luge çaji kripe e imet

1 luge çaji kakao pluhur

1 filxhane e gjysme vaj vegjetal dhe vaj per tiganet

1 filxhan dhalle, ne temperaturen e mjedisit

2 veze te medha, te lena ne temperaturen e mjedisit

2 luge gjelle ngjyrues ushqimor i kuq

1 luge çaji uthull e bardhe e distiluar

1 luge çaji ekstrakt vanilje

Krem djathi per veshjen e siperme, qe do pergatitet

Arra te shtypura, per zbukurim

Veshja e kremit te djathit:

450 grame krem djathi, i zbutur

4 filxhane sheqer pluhur

2 pako, 1 filxhan, gjalpe pa kripe, i zbutur

1 luge çaji ekstrakt vanilje

Pergatitja

Ngroh furren ne 180 grade Celcius. Lyej me pak vaj dhe miell 3 tava keku me diameter 22 cm dhe 3 cm te larta.

Ne nje ene te madhe, perziej bashke miellin, sheqerin, pluhurin pjekes, kripen dhe kakaon. Ne nje ene tjeter te madhe, perziej bashke vajin, dhallen, vezet, ngjyruesin, uthullen dhe vaniljen.

Me nje mikser, perziej bashke perberesit pluhur me perberesit e lagesht derisa te bashkohen dhe te krijohet nje brume homogjen.

Ndaje brumin ne pjese te barabarta te tavat. Vendosi tavat ne furre me distance mes tyre. Piqi, duke iu bere nje gjysme rrotullimi gjate pjekies derisa keku te shkeputet nga anet e taves dhe ne shkopin e drurit qe do te ngulesh ne qender te kekut te mos mbetet brume, rreth 30 minuta.

Hiqi tavat nga furra dhe ndaje me nje thike kekun nga tava duke e liruar ne anet e tyre. Permbysi me radhe mbi nje pjate dhe pastaj ktheji serish ne pozicionin fillestar mbi nje rrjete ku mund te ftohen me pjesen e fryre siper.

Fillo te mbulosh me krem kekun pasi te jete ftohur plotesisht. Vendos nje shtrese, me pjesen e fryre poshte, ne qender te nje mbajteseje keku qe rrotullohet. Duke perdoru nje thike te gjere embelsirash perhape kremin mbi kek. Perhap sa te krijosh nje shtrese rreth gjysme apo 1 cm. Me kujdes vendos nje shtrese tjeter siper, me pjesen e fryre poshte dhe perserite. Mbuloje me kekun e mbetur dhe vendos siper tij gjithe kremin e mbetur. Sperkate siper me pluhur arre.

Ne nje mikser ku ke vendosur rrahesin, ose me nje perzieres dore, ne nje ene te madhe, perziej kremin e djathit, sheqerin dhe gjalpin ne shpejtesi te ulet sa te bashkohen. Ngrije shpejtesine deri te me e madhja dhe perziej deri sa te behet nje krem me flluska, rreth 5 minuta. Here pas here fike perzieresin dhe pastro anet e enes me nje spatula gome.

Ule shpejtesine e perzieresit ne minimum. Shto vaniljen, ngri shpejtesine ne te larte dhe perzieje per pak kohe sa te nxjerre flluska. Mbaje ne frigoriger derisa sa te forcohet pak. Mund te ruhet 3 dite ne frigorifer.

Chef: Sara Moulton

Receta nga Cakeman Raven, Cakeman Raven Confectionery, NYC

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.