Si te pergatisni pijen me te shijshme te festave
Te gjithe e dime qe periudha e festave te fundvitit eshte nje nga periudhat me te ngrohta, me te veçanta e me te bukura te vitit. Shetitjet ne qytetin e zbukuruar, pushimet ne vendet me debore dhe qendrimi afer zjarrit jane disa nga skenat magjike te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.
Te gjitha keto, sigurisht qe behen akoma me te bukura kur shoqerohen edhe me ushqimin dhe pijet e duhura. Ndaj perveç embelsirave te festave, ne ju sugjerojme te provoni edhe pijen me te shijshme qe lidhet me to. Gluhwein, qe mund ta pergatisni vete.
Glühwein eshte nje vere e nxehte me leng frutash agrume dhe ereza. Eshte gjeja me e thjeshte qe mund te pergatisni gjate mbremjeve te dimrit.
Perberesit:
4 filxhane musht
1 shishe vere te kuqe
¼ luge mjalte
Kanelle
Leng portokalli
4 karafil
3 glikanxo
4 portokaj (per zbukurim)
Pergatitja:
Ne nje tenxhere vendosni te gjithe perberesit. Prisni deri sa te fillojne te ziejne. Pasi te keni ulur nxehtesine lereni tenxheren edhe 10 minuta ne sobe. Me pas sherbeheni ne gota qelqi dhe vendosni nje fete portokalli apo levozhge per zbukurim.
Mmm filloi te bjere ere!
LEXO TE NGJASHME