Supe e ftohte me avokado, ideale per te rimarre energjine e humbur
Kur koha eshte e ftohte nuk ka ide me te mire se sa nje supe e shijshme. Aq me teper kur ajo eshte ushqyese.
Supa me avokado dhe spinaq eshte nje pjate mjaft ushqyese, e pershtatshme veçanerisht ne periudhat kur kaloni nje stres apo kur keni lodhje fizike.
Perberesit:
½ avokado
300 gr. spinaq
50 gr. kos
1 qepe e fresket
Vaj
Kripe/piper
Pergatitja:
Filloni duke zjere spinaqin, pasi ta keni lare mire me uje te ftohte. Me pas, prisni avokadon ne pjese te vogla dhe hidhni mbi te limonin dhe qepen.
Perziejeni mire me spinaqin dhe shtoni vajin, kosin (mbani nje luge) kripen dhe piperin.
Vendosni te gjithe perberesit ne blender dhe perziejini deri sa te formohet nje mase kremoze.
Sherbeheni me kosin qe keni mbajtur ne ane.
Extra Tip: mund ta shoqeroni me fruta te thata, qepe, kastravec, domate, apo kombinim te disa prej tyre.
Sido qe ta preferoni, shija eshte e garantuar.
LEXO TE NGJASHME