Tiramisu ne gote

00maxresdefault

Tiramisu eshte nje nder embelsirat me bashkekohore aktualisht. Ka prejardhje nga Italia dhe si recete njihet ne tere boten. Dominon shija e kafese ne te dhe nuk eshte shume e rende per tu konsumuar.

Produktet qe nevoiten per pergatitjen e Tiramisu (per 6 persona):

300 ml kafe
5 te verdha te vezeve
150 gr sheqer
disa pika rum
500 gr djath maskarpone
200 ml ajke per shllag
15 biskota
Kakao pluhur

Pergaditja

1. Zihet kafja, aromatizohet me rum dhe lihet te ftohet.

2. Mbi avull miksohen te verdhat e vezeve me sheqer deri sa te shkrihet i gjithe sheqeri, pastaj kjo mase ftohet. Here pas here perzihet.

3. Nga ajka e embel behet shllagu pak me i trashe. Me ane te mikserit perpunohet djathi mascarpone dhe ne te vendoset shllagu. Menjehere vendoset edhe kremi i ftohur i te verdhave te vezeve. Te gjithe perberesit perzihen ne menyre qe te krijohet mase homogjene.

4. Pergaditen 6 gota. Ne fund te seciles gote vendosen nga 2 luge krem. Kremipluhuroset me kakao dhe mbi te vendosen copat e thyera te biskotave te zbutura me kafe. I gjithe ky proces perseritet derisa te mbushet gota plote.

5. Gotat vihen ne frigorifer se paku per nje ore. Tiramisuja sherbehet vetem atehere kur te jete ftohur mire

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.