Presh me beshamel te bere me miell orizi
Ju duhen pak perberes per te pasur nje pjate te tille plot shije. Me beshamelin e bere me miell orizi, eshte e pershtatshme dhe per ju qe jeni te ndjeshem ndaj glutenit.
Perberesit per 4 persona:
▪ 500 gr presh
▪ 2 luge vaj ulliri
▪ 1 luge me susam te zi ose te bardhe
▪ disa dege trumze
▪ 1 luge me Parmigiano te grire
Per beshamelin me miell orizi:
▪ 100 gr. gjalpe
▪ 100 gr. miell orizi
▪ 600 ml. qumesht
▪ Pakez arre myshku
▪ 1 luge te vogel kripe
▪ Pak piper te zi
Pergatitja:
Pastroni preshte mire duke hequr pak pjesen e gjetheve dhe pritini ne copa te medha gati ne 3-she.
Vendosni te ziejne ne uje me kripe per 10-15 minuta. Kullojini me kujdes qe mos i prishni formen dhe renditini ne nje tave te lyer me vaj ulliri poshte. Shtoni gjethe trumze, pak piper te zi dhe kripe.
Nderkohe pergatisni beshamelin duke shkrire gjalpin, shtoni miellin e orizit dhe vazhdoni skuqeni por mos e lini te marr shume ngjyre, pastaj jashte zjarrit shtoni qumeshtin, perzieni vazhdimisht qe mos ju behet me kokrriza dhe vendoseni perseri ne zjarr qe te trashet.
Shtoni kripen, piperin dhe arren e myshkut dhe lereni mbi zjarr duke e perziere pa ndale derisa te trashet.
Shtoni salcen siper preshve duke i mbuluar plotesisht ato. Sperkateni siperfaqen me djathe te grire, susam dhe pak vaj ulliri siper.
Piqeni ne furre e e nxehur me pare ne 180°C derisa siperfaqja te jete e thekur mire.
Sherbejeni te ngrohte.
LEXO TE NGJASHME