Kungull i pjekur me leng shege dhe arra
Pjata mund te konsiderohet antipaste per te shoqeruar pjatat e mishit te kuq apo djatherat e forte, me kripe. Por, ata qe duan mund ta konsumojne edhe vetem me shijen qe ka dhe ta konsiderojne nje pjate te shendetshme e te embel, per darke.
Perberesit:
▪ 4 feta kungulli
▪ 10ml vaj ulliri
▪ 100ml leng shege
▪ 100g arra
Pergatitja:
Presim kungullin ne feta jo shume te trasha dhe e veme ne furre per ta pjekur me temperature 220 grade per 10-15 minuta.
Ne kete kohe, pergatisim shurupin e sheges duke qeruar 1 kokerr te madhe shege.
I heqim te gjithe kokrrat dhe i shtypim qe te marrim lengun.
Ne nje tigan te vogel hedhim 2 luge gjelle sheqer, e leme pak ne zjarr dhe hedhim lengun e sheges qe te karamelizohet.
Veme kungullin ne pjate, hedhim shurupin mbi kungull dhe hedhim arrat dhe disa kokrra shege.
LEXO TE NGJASHME