Sallate me panxhar dhe karota te grira

000000000000000000000000000000000 karrota

Ka nje shkolle mendimesh se ngjyrat e forta te ushqimeve mbartin vlera te medha ushqyese. Kjo eshte shume e vertete per sa i perket antioksiduesve, pasi ata ne vetvete jane pigmente, qe i japin ngjyren perkatese bimes, ne me te shumten e rasteve.

Per kete arsye, ne kemi krijuar kete sallate, ku ngjyra vishnje e panxharit, me portokallin e karotes dhe jeshilen e nenexhikut ofrojne nje kombinim ideal fitokimikatesh antioksiduese, shkruan shendeti.com.al.

Perberesit:

2 luge te medha leng portokalli

2 luge te vogla leng limoni

2 luge te vogla vaj ulliri ekstra te virgjer

1/2 luge te vogel xhenxhefil te fresket te grire

1/4 luge te vogel kripe deti

1 kupe karota te grira ne fije

1 kupe panxhar te gjalle te grire ne fije

2 luge te medha nenexhik te fresket

Pergatitja:

Perzieni ne nje tas lengun e portokallit, limonit, vajin, kripen dhe xhenxhefilin deri sa te behen salce e lidhur.

Ndajeni salcen ne dy pjese dhe me secilen marinoni veç e veç karotat dhe panxharin.

Me pas i vendosni bashke ne nje pjate te thelle sallate, ne menyre qe te dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karotave, dhe ne fund i hidhni persiper nenexhikun.

Sipas deshires mund t’i shtoni shege ose rrush te thate.

Koha e gatimit: 10minuta.

Ruajtja: ne ene qelqi me kapak, 3-5 dite ne frigorifer.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.