Ushqim per ne shkolle, pergatitjuni femijeve mini byreke me pule .

000000000000000000000000 pule

Një nga shqetësimet e çdo nënë është që fëmijët e saj të ushqehen saktë dhe shëndetshëm. Sidomos kur janë të vegjël. Për këtë arsye shumë prej tyre, përveç recetave që kanë mësuar nga nënat e tyre, kërkojnë vazhdimisht në internet për ide të reja që realizohen shpejt dhe thjeshtë.

Ne ju sjellim një të tillë. Ndaj në vend që t’i vendosni fëmijës me vete ushqime të shpejta, provoni t’i përgatisni një recetë mamaje

Byrekë të vegjël me mish pule

Përbërësit:

Petë të gatshme
Gjoksi i pulës i zjerë
250gr djathë të grirë
1 spec
2-3 lugë vaj ulliri
Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një enë prisni mishin e pulës në copa të vogla, në vazhdim shtoni djathin e grirë, specin dhe vajin. Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës dhe përziejini mirë.

Me një gotë prisni petët në formë të rumbullakët. Me një lugë merrni mbushjen dhe vendoseni në qendër të pjesës së prerë. Sipër saj vendosni një petë tjetër dhe kapini mirë së bashku, në mënyrë që mos dalë mbushja.

Piqini byrekët në 220 gradë, deri sa petët të fillojnë të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Më pas lerini të ftohen.

Plus. Të njëjtën recetë mund ta realizoni edhe në raste festash me fëmijë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.