Salmon me susam dhe salce agrumesh
Përbërësit:
▪ 4 fileta salmon i freskët
▪ 8 lugë vaj ulliri
▪ 4 lugë kafeje salcë soje
▪ 4 lugë lëng portokalli
▪ 4 lugë lëng limoni
▪ fara susami
▪ kripë
Përgatitja:
Ndezim furrën me 190°C.
Në një tas përziejmë vajin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit dhe salcën e sojës. Shtojmë pak kripë sipas shijes që preferoni.
Spërkasim me pak kripë peshkun, e lyejmë me fara susami duke i ngjeshur mirë ato me dorë që të ngjisin te peshku.
I vëmë filetat në një tavë të lyer me pak vaj ose me letër furre dhe i lyejmë me salcën e mësipërme (lëmë pak salcë për ta shërbyer).
E pjekim në furrë për 30 minuta ose dhe më shumë, sipas dëshirës suaj, por varet dhe sa të trasha janë filetat e peshkut.
E shërbejmë me pak nga salca që përdorëm për ta lyer sipër.
LEXO TE NGJASHME