Speca te mbushur me ton dhe sardele

00000000000000000000 speca

Përbërësit

- 400 gr speca te rrumbullaket
- 200 gr peshk ton konservë
- 12 fileto sardele
- 80 gr ullinj jeshil
- 1 luge kaperi
- 1 thelbi hurdhe
- 1 tufe borzilok
- vaj ulliri
- kripe

 

Përgatitja

Lani mire specat dhe me pas boshatisni farat dhe largoni pjesën e sipërme te bishtit. Lajini me ujë te rrjedhshëm dhe me pas futini ne ujë te vluar dhe me kripe për dy minuta, kullojini dhe lërini te thahen me koke poshtë ne mënyrë qe te humbasin te gjithë ujin.

Me pas kulloni peshkun ton dhe frulojeni bashke me kaperit, hurdhën, sardelet dhe ullinjte. Mbushni specat dhe me pas vendosini ne një kavanoz xhami. Rregullojini me vaj shtoni disa gjethe borziloku. Mbyllni ne mënyrë hermetike vazon dhe lërini ne qetësi për një muaj ne një vend te freskët dhe te erret.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.