Trung cokollate me cokokrem dhe biskota per 15 minuta, pa pjekje
Një recetë shumë e thjeshtë për të përgatitur ëmbalsirën e ditës, pa mundim, me përbërës të thjeshtë, brenda 15 minutash.
Përbërësit:
500 gr. biskota
2 filxhanë qumësht
250 gr. çokollatë në copa
1 lugë gjalpë
3 lugë kakao
2 lugë liker
100 gr. çokokrem
Përgatitja:
Fillimisht bluani biskotat ne blender dhe vendosini në një enë të madhe. Në një tenxhere të madhe filloni të shkrini copat e çokollatës, shtoni një pjesë të qumështit, kakaon dhe gjalpin. Përziejini në temperaturë të ulët, derisa të krijohet një masë homogjene.
Më pas hidheni këtë masë në enën e biskotave dhe shtoni likerin. Përzieni mirë.
Masën e krijuar vendoseni sipër një letre të sulfurizuar dhe hapeni mirë duke krijuar një drejtkëndësh me përmasa afërsisht 25×35 cm.
Sipër tij vendosni çokokremin. Një pjesë të qumështit trazojeni duke e kthyer në shllak dhe shtrojeni sipër çokokremit.
Me ndihmën e letrës rrotulloheni ëmbëlsirën për të marrë formën e trungut dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 5 orë.
Mund ta shërbeni me çokokrem shtesë ose me sheqer pluhur.
LEXO TE NGJASHME