Embelsire Kungulli
Kungulli nuk mund të përdoret vetëm për byrek, por edhe për ëmbëlsira të shijshme si kjo, që shërbehet me krem sipër.
Përgatitja
1
Nxehim furrën paraprakisht në 175 gradë C dhe lyejmë lehtë me yndyrë një tavë pjekjeje
2
Lemë mënjanë 1 filxhan përzierjeje keku. Përziejmë mirë përzierjen e mbetur të kekut me gjalpë të shkrirë dhe 1 vezë .
3
Përzierjen e përhapim në fund të tavës të përgatitur për pjekje.
4
Në një tas të madh përziejmë kungullin, sheqerin kaf, qumështin, 3 vezë dhe erëzat. I përziejmë mirë dhe e hedhim këtë përzierje mbi përzierjen e kekut në tavën e pjekjes.
5
Në një tas të vogël me një blender pastiçerie, ose në një procesor ushqimi, përziejmë gjalpin e ftohur dhe sheqer të bardhë derisa përzierja të ngjajë me një tul buke të trashë. E hedhim nga pak mbi përzierjen e kungullit. Hedhim sipër tyre edhe arrat e copëtuara.
6
E pjekim për 45 deri në 50 minuta, deri sa të marrë ngjyrë të artë sipër.
LEXO TE NGJASHME