Kek me çokollate per 30 minuta, qe edhe nje fillestar mund ta pergatise
Ky kek me çokollatë është aq i thjeshtë sa edhe një fillestar në kuzhinë mund ta përgatisë dhe ka një shije shumë të lehtë. Ai përgatitet shumë shpejt, është gati në vetëm 30 minuta!
Përbërësit:
225 g gjalpë, i zbutur
225 g sheqer
200 g miell, i situr
25 g pluhur kakao, i situr
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
4 vezë, të rrahura
2 lugë gjelle qumësht
Për mbushjen:
200 ml krem djathi
2 lugë gjelle sheqer pluhur, i situr
2 lugë gjelle kakao, i situr
Pluhur kakao dhe lule sheqeri, për ta servirur
Do të duhen:
2 tava pjekëse me diametër 20 cm, të lyera me vaj dhe të shtruara me letër kuzhine
Përgatitja
Ndiz furrën në 190 gradë C. Vendosi të gjithë përbërësit në një enë të madhe dhe përzieji deri sa të bashkohen. Ndaji mes dy tavave dhe piqi në qendër të furrës për afërsisht 20 minuta, derisa të bëhet elastik në të prekur. Lëri të ftohen për 5 minuta në teneqetë e tyre dhe pastaj ktheji përmbys mbi një skarë hekuri.
Për mbushjen, rrih lehtë kremin me sheqerin dhe pastaj shto duke e përzier kakaon. Vendosi në mes të dy shtresave të kekut dhe sipër hidhi pluhur kakao dhe disa lule sheqeri.
LEXO TE NGJASHME